Ermiona dhe Dea kanë debatuar ashpër me njëra tjetrën ditën e sotme dhe shkak janë bërë disa rroba që kjo e fundit i ka hequr nga lavanderia.
Me t'i hequr rrobat, Ermiona i ka shkuar Deas me tone të larta në dhomën e gjumit dhe e ka zgjuar.
Dea e filloi debatin duke e konsideruar Ermionën të paedukatë, pasi sipas saj ishte e disata herë që e kishte zgjuar keq.
“Të kesh turp” dëgjohet ti thotë Dea, ndërsa Ermiona i është kthyer ashpër duke i thënë: “Lëri këto filma 2 lekësh! Ti ishe zgjuar me kohë.”
Më pas Dea ka shpërthyer në lot teksa Olta është përpjekur t'a qetësojë duke e përqafuar.