“Turp të kesh!”, Debat i ashpër mes Jonës dhe Deas, kjo e fundit shpërthen në të qara

Ermiona dhe Dea kanë debatuar ashpër me njëra tjetrën ditën e sotme dhe shkak janë bërë disa rroba që kjo e fundit i ka hequr nga lavanderia.

Me t’i hequr rrobat, Ermiona i ka shkuar Deas me tone të larta në dhomën e gjumit dhe e ka zgjuar.

Dea e filloi debatin duke e konsideruar Ermionën të paedukatë, pasi sipas saj ishte e disata herë që e kishte zgjuar keq.

“Të kesh turp” dëgjohet ti thotë Dea, ndërsa Ermiona i është kthyer ashpër duke i thënë: “Lëri këto filma 2 lekësh! Ti ishe zgjuar me kohë.”

Më pas Dea ka shpërthyer në lot teksa Olta është përpjekur t’a qetësojë duke e përqafuar.