Marrëdhënia mes Beniadës dhe Monikës është acaruar sërish pas diskutimeve të djeshme në shtëpinë e Big Brother Vip.
Në momentin kur të gjithë banorët kanë komentuar ngjarjet më të bujshme në shtëpi, Monika filloi të përqeshë Beniaden për mënyrën sesi flet.
Kjo e fundit i ka kërkuar Monikës të mos imitojë askënd e të dyja kanë ngritur zërin, teksa Monika i tha se të njëjtën gjë ka qenë duke bërë edhe Beniada gjithë kohës, e i ka kërkuar të ketë kujdes.
“Turp të kesh”, i është drejtuar pak më vonë Beniada e nervozuar Monikës, ndërkohë që banorët e tjerë nuk u përfshinë fare.
https://www.instagram.com/tv/CX2DSxGBrAe/?utm_medium=copy_link