Ndjekesit kane reaguar ashper ne rrjetet sociale pas “lojes” se tre banoreve te “Big Brother VIP”, Amosit, Deas dhe Mikeles.
Meqenese banoret do te kene vetem 20 minuta uje gjate dites (denim i produksionit), Mikela dhe Dea vendosen ti bejne nje rreng Amosit duke i hedhur miell ne krevat.
Teksa Amosi u shtri, u mbulua nga mielli, duke u revoltuar si fillim por me pas e morri situaten me sportivitet.
Duke mos e lene me kaq, aktori ia ktheu “me te njejten monedhe” dy banoreve. Teksa vajzat ndodheshin ne banjo, Amosi iu hodhi miell.
Mikela dhe Dea e vazhduan akoma lojen pasi te njejten gje ia bene serish Amosit, kete here ne dush.
Mirepo, keto lojera te vajzave me miell kane revoltuar ndjekesit te cilet nder te tjera shprehen se “nuk mund te shperdorohet mielli ne ate menyre kur familje te tjera vuajne per buke”.