Pasi Donald Veshaj dhe Beatriks Ramosaj nisën romancën e tyre brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, një nga personat që reagoi më e lënduar dhe e zhgënjyer ishte këngëtarja Semi Jaupaj, e cila siç dihet tanimë është mikja më e ngushtë e Bora Zemanit.
Në “BBV”, gjatë kohës që Semi qëndroi brenda u përfol për afrimitetin që pati me Donaldin, ku në fillim u dyshua si diçka më shumë se miqësi, e më pas ata u bënë shok të ngushtë me njëri-tjetrin.
Së fundmi, ajo që ka habitur ishte video e Donaldit e postuar në Instastory ku shfaqej pikërisht me Semin ku jo vetëm treguan se tanimë janë miq sërish duke lënë pas hatërmbetjet, por dhe po tregojnë mbështetje ndaj njëri- tjetrit në rrjete sociale.
Siç dihet, këngët e Semit gjithmonë janë dyshuar se janë dedikim, por kjo nuk e pengon aktorin që të ‘këndojë’ këngën më të fundit të Semit, ‘Ani’ dhe ta suportojë atë publikisht.
E ftuar në episodin e kaluar të “Më lër të flas” , Semi dha një intervistë shumë të veçantë ekskluzive për vëllezërit Veshaj.
Gjatë intervistës, më tej Semi pranoi se diçka që nuk e priste kur ajo doli nga shtëpia e BBV, ishte që publiku të besonte që ajo dhe Donaldi kishin një pëlqim për njëri-tjetrin.
Artistja tregoi se është e përqëndruar në të bërit muzikë, dhe madje zbuloi se një bashkëpunim do të dalë pikërisht në muajin qershor.