Tregoi traumën e saj të tërmetit, por intervistat e të vjetra të Olta Gixharit tregojnë diçka tjetër: “Nuk kam qenë në Shqipëri…”

Gjatë spektaklit të shkuar një nga temat që u diskutua ishte ajo e daljes së Luizit dhe Efit nga izolimi, ku në këmbim banorët humbën 10 mijë euro.

Gjatë diskutimit, Olta u shpreh se mbyllja e tyre në dhomë nuk ishte asgjë në krahasim të sakrificës që ajo bëri për banorët.

Ajo tregoi se u mbyll në rulotë në mënyrë që banorët mos të ngelnin pa cigare, ndërkohë që ndjeu edhe lëkundjet e tërmetit të para pak ditëve duke iu rikthyer kështu trauma e tërmeteve të nëntorit.

Mirëpo ditët e fundit po qarkullon një video nga një intervistë e vjetër e Oltës, ku aktorja shprehet se nuk ka qenë në Shqipëri gjatë tërmetit dhe është komentuar si një gënjeshtër e rradhës nga ana e aktores.

 

Por, në fakt viti 2019 ka patur dy tërmete famëkeq, të muajit shtator e më pas të muajit nëntor.

Intervista në fjalë është realizuar në muajin tetor, pra Olta ka folur për tërmetin e një muaji më parë (shtator) për të cilin është shprehur se nuk ka qenë në Shqipëri.

Ndërsa, përsa i përket tërmeteve të nëntorit ajo i ka përjetuar në Durrës, aty ku ka qenë edhe zona më kritike.