Tregoi se ishte i dashuruar brenda “BB VIP”, Arbër Sulstarova prezanton për herë të parë partneren e tij (FOTO)

Kur ishte brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”, Arbër Sulstarova foli shumë për vajzën që i kishte rrëmbyer zemrën.

Ai tregoi se si e kishte njohur dhe si arriti që edhe ai t’i fitonte zemrën.

Në atë kohë, ish-banori i shtëpisë më të famshme në Shqipëri preferoi që mos të tregonte as emrin e saj.

Por tani e njohin të gjithë, pasi ka qenë vetë Arbëri ai që ka postuar foto në rrjetet sociale ku shfaqet edhe partnerja.

Teksa mbrëmë ka qenë i ftuar në dasmën e balerinit të njohur, Ilir Shaqiri, Sulstarova ka qenë i shoqëruar nga partnerja e tij.

Arbëri ka postuar foto e video në “Instastory”, ku prezanton për herë të parë edhe të dashurën.

Madje edhe aktorja e njohur, Arjola Demiri, ka ndarë me ndjekësit një video ku ai shfaqet teksa partnerja i dhuron një puthje në buzë.