“Dale” e Kidës, Ledrit dhe Butrintit ishte padyshim hiti i verës së kaluar e tashmë numëron më shumë se 100 Milion klikime në YouTube.
Kënga që mori pëlqyeshmëri të madhe të publiku shqiptar duket se ka marr vëmendjen edhe të atyre serbë.
Këngëtarët serbë TORINO, PASHATA, KAMELIA kanë marrë këngën e artistëve shqiptarë dhe e kanë përshtatur në gjuhën serbe.
Në informacionet e ofruara në videon e publikuar, shihet se nuk ekziston asnjë marrëveshje mes tyre dhe artistëve kosovarë për të drejtat e këngës.
Më të dëgjuar këtë këngë, vërehet se vija melodike është e njëjtë me atë të “Dale”.
Madje, serbët e kanë përvetësuar krejtësisht autorësinë e këngës, duke vendosur emrat e tyre tek referenca ku tregohet se kush e ka krijuar muzikën, tekstin e aranzhmanin.
https://youtu.be/umDMuWZU2Qc