Ylli i njohur televiziv dhe i rrjeteve sociale, Kailia Posey, e cila u shfaq në “Toddlers & Tiaras” gjatë ecurisë së tij katërvjeçare në TLC, ka ndërruar jetë.
Lajmin e ka bërë të ditur nëna e saj përmes një postimi në Facebook.
“Nuk kam fjalë apo mendime. Një vajzë e bukur na la. Ju lutemi, na jepni privatësi ndërsa vajtojmë për humbjen e Kailia-s. Bebushja ime përgjithmonë”, shkroi nëna e saj.
Miqtë, fansat dhe familja e Kaia-s i dhanë “lutje” dhe dashuri asaj gjatë kësaj kohe të vështirë.
Biancha shoqe e ngushtë e yllit të “Toddlers & Tiaras” ndau një homazh prekës për shoqen e saj, pasi u shfaq lajmi se ajo kishte vdekur.
“Për shoqen time të bukur e të mirë, do të të dua përgjithmonë,” shkroi Biancha mbi fotot e videot e tyre së bashku. “Ishe një person i mrekullueshëm, e bukur brenda dhe jashtë. Fjalët nuk mund të shpjegojnë se sa e dhimbshme është kjo, jo vetëm për mua, por për të gjithë njerëzit që të duan.”
Biancha më pas kujtoi kohët e saj të veçanta me Kailia-n: nga provat së bashku për konkursin e “Ms. Teen Washington” deri tek një udhëtim së bashku në Xhamajka.
“Të dua,” tha ajo. “Do të doja të kisha bërë diçka. Je në lutjet e mia. Do të më mungosh përgjithmonë. Pusho në parajsë Kailia Posey.”
Shkaku i vdekjes së Kailias nuk është zbuluar ende.
Adoleshentja u bë e famshme pasi u shfaq në “Toddlers & Tiaras” së bashku me nënën e saj, e cila e trajnoi vajzën e saj për t’u bërë një yll. Ajo ishte vetëm 5 vjeç kur u bë një meme virale me fytyrën e saj të qeshur në serialin hit “TLC”.
Muajin e kaluar, Kailia festoi ditëlindjen e saj të 16-të e rrethuar nga miqtë dhe familjarët në Washington.