Në këtë sezon të “Përputhen”, autorja Olsa Muhameti ka zgjedhur të rikthejë në fron dy ish protagonistë, Anën dhe Mevlanin, të cilët nuk arritën të finalizonin dashuritë e tyre. Ky rikthim ishte një mundësi e re për të tentuar sërish në rigjetjen e dashurisë.
Nga burime të brendshme sipas Pamfleti, ka qenë edhe Atdheu i cili ka kërkuar një rikthim në këtë program, kërkesë kjo e cila nuk është miratuar nga autorja.
Sipas informacioneve të fundit, Atdheu nuk është dorëzuar dhe kësaj rradhe ka vendosur të komunikojë me produksionin e “Love Story”, program i cili udhëhiqet nga Vera Grabocka dhe Alketa Veisiu.
Shumë shpejt Atdheun do ta shohim pjesë të këtij programi bashkë me dy konkurentët e tjerë të “Love Story” Kristin dhe Xhonin.
Dëshira për të qënë sërish pjesë e ekranit e ka bërë Atdheun të trokasë në dyert e televizionit konkurrent.
Nuk e dimë nëse një vendim i tillë ka sjellë pakënaqësi në stafin drejtues të këtij produksioni duke qënë se Atdheu është figurë e evidentuar nga “Përputhen”.
Ndoshta një vendim i tillë mund ti shkaktojë atij ndërprerjen e marrëdhënieve me këtë televizion.
/Pamfleti