“1 herë Mat” është një program investigimi më i ri në “E Diell” për tradhtitë bashkëshortore që bazohet në ngjarje të vërteta, por personazhet, vendet dhe faktet jane totalisht të fshehur për të ruajtur anonimatin.
Ervin Kurti dhe Shkënda Lili kanë treguar disa detaje të reja në lidhje me emisionin që do të nisë në “E Diell” nga data 28 Maj.
Pjesë nga biseda:
Ervin Kurti: Një gjë mund të ua zbulojmë, që tradhtitë nuk bëhen më si dikur nëpër hotele, por ku bëhen Shkënda?
Shkënda: Nëpër shpia private
Ervin Kurti: Marrin shpia me qira, këtë mund ta themi. Janë disa vende që unë tani i kam zbuluar, sepse Shkënda i dinte edhe më parë, që shërbejnë si strofulla tradhtie.
Shkënda: Në këto shpia nuk shkojnë kurrë bashkë, por njëri para e tjetri pas.