Billie Eilish dhe Matthew Tyler Vorce, me profesion aktor, i kanë dhënë fund lidhjes.
Prej ditësh, qarkulluan thashetheme se ai e kishte tradhtuar këngëtaren.
A është Matthew “the bad guy”? Në një postim në Instagram, ai konfirmoi ndarjen dhe mohoi thashethemet e tradhtisë.
“Askush nuk tradhtoi askënd,” shkroi ai në Instagram. “Marrëdhëniet marrin fund. Kaq e thjeshtë. Krijimi i thashethemeve dhe gënjeshtrave në internet është e rrezikshme.”
Billie nuk e ka komentuar publikisht ndarjen. Lidhja e tyre nisi të përflitej në prill të vitit 2021.
Lidhja e Vorce me Eilish nënkuptonte një kontroll të kujdesshëm nga fansat e saj, gjë që e detyroi aktorin të kërkonte falje për postimet e mëparshme në rrjete sociale me përmbajtje raciste dhe homofobike.