Aktori i humorit Olsi Bylyku eshte bere i njohur per publikun pas pjesmarrjes ne spektaklin “Portokalli” ne Top Channel, mirepo me pas ai vendosi t’a vazhdoje profesionin e tij ne Tv Klan, ne “Klanifornia”.
Edhe pse e ka marre kete vendim, duket se Olsi gezon ende marredhenie te mira me anetaret e “Top Channel”.
Se fundmi, Olsit i ka ardhur nje telefonate nga stafi i “Portokalli”, ku iu be e ditur se eshte ngritur nje akuze ndaj tij per vjedhjen e disa bluzave nga garderoba e aktoreve.
Normalisht qe kjo ishte nje telefonate kurth nga emisioni i Salsano Rrapit dhe Adi Pojanes ne “Top Albania Radio”.
Mirepo, Olsi ra pre e lojes madje u shpreh se do te pyeste mamane e tij nese gabimisht i ka marre bluzat nga garderoba e “Portokalli”.