Një nga rubrikat më të përmendura të kësaj jave në Big Brother VIP ishte ajo e pyetjeve anonime brenda shtëpisë.
Secili banor ka shkruar nga një pyetje anonime për të tjerët.
Pyetja më befasuese ishte ajo për Kristin, i cili u pyet nëse ka diçka më shumë se shoqëri me Oltën. Luizi (dhe jo vetëm) e theksoi me shumë potencë këtë pyetje, të cilën e quajti më të turpshmen.
Mirëpo megjithëse u tha se pyetjet do jenë anonime, “Top Channel” e nxorri zbuluar banorin që ia ka bërë këtë pyetje Kristit për Oltën.
Gjatë kohës që po diskutohej pyetja nëse ka diçka mes Kristit dhe Oltës, kamera e Top Channel po fokusonte gjithë kohën Amosin, duke treguar qartë se pas asaj pyetjeje fshihet ai. Madje regjisori i Top Channel e teproi, duke fokusuar planin kryesor vetëm tek aktori.
Pjesë nga diskutimi në prime:
Luiz: Olta është grua e martuar, ka një familje. Pyetja është shumë e ulët. Shumë e ulët. Po flas seroizisht. Po të drejtohem ty, a ke ndonjë dyshim për personin që ta ka bërë.
Kristi: Nuk kam fare interes. Ka banorë të tjerë që kanë komente për këtë?
Armaldo: Nuk e kuptoj, që pse Luizi po e komenton. Cili është qëllimi yt.
Luiz: Ore, thjesht më bëri shumë përshtypje.
Olta: Nuk dua ta di kush e ka bërë. Jam e bindur që do ta gjej vetë. Do ishte më e keqe nëse do më ishte bërë mua.