Mbrëmjen e djeshme është organizuar një event me rastin e 25 vjetorit të “Top Abania Radio”, ku ndër të ftuarit ishte edhe Arjola Demiri.
Aktorja u pyet edhe për opinionin e saj rreth këtij edicioni të dytë të Big Brother VIP, të cilin e cilësoi si toksik dhe të dhunshëm.
Arjola u shpreh se Big Brother i vitit të kaluar ka pasur më shumë njerzillëk.
“Ky Big Brother më është dukur shumë toksik të them të vërtetën, më është dukur shumë i dhunshëm. Big Brother i vitit të kaluar ka pasur më shumë njerzillëk”, tha Arjola.
https://www.instagram.com/reel/CosbU2lD17m/?igshid=YmMyMTA2M2Y=
