Tea Trifonit, ish-konkurrentes së “Për’puthen” duket se nuk po i ndahen telashet në dashuri.
Pas ndarjes së fundit me një ish-konkurrent tjetër i këtij emisioni, ajo zbuloi një romancë të re.
Por, postimi i saj i fundit në InstaStory lë të kuptohet se kjo romancë nuk ka shkuar aq mbarë.
Bukuroshja postoi një video gazmore, përmes të cilës u tregoi ndjekësve se si në botën tjetër do i vihet nga mbrapa engjëllit përgjegjës për jetën e saj dashurore.