Gjatë spektaklit të sotëm Deas iu dha avantazhi për të nxjerrë në nominim menjëherë tre banorë të shtëpisë.
Pa hezitim, ajo vendosi që të vinte përballë njëri tjetrit Luizin, Kiarën dhe Efin.
Për pak kohë u hap televotimi për publikun për të përzgjedhur më pak të preferuarin, që sipas votave rezultoi të ishte Efi.
Kujtojmë se ky vendim i “Vëllait të madh” për t’i dhënë Deas këtë fuqi u komentua si një lëvizje e qëllimshme e produksionit për të plotësuar dëshirën e Oltës, pasi gjatë gjithë javës ajo ka menduar mënyra për të goditur grupin e Luizit, veçanërisht Efin pasi sipas saj, ajo ishte pika më e fortë mbështetëse për Luizin.