Dronet mbi shtëpinë e “Big Brother VIP” nga fansat për të mbështetur të preferuarit e tyre, janë bërë tashmë një traditë.
Ditën e sotme, një tjetër dron është ngritur në qiell në suport të Luiz Ejllit.
“Ta hëngsha zemrën se na kënaqe”, shkruhet në dronin për Luizin.
Ndryshe nga sezoni i kaluar, këtë vit është lajmëruar nga produksioni i BBV se dronat nuk do të lejohen pasi kanë ndikuar në lojën e banorëve brenda shtëpisë.
Edhe pse banorëve u është ndaluar disa herë për t’i parë dronat, sërish fansat nuk ndalojnë së i dërguari.
Gjatë intervistës për “WakeUp”, pak ditë më parë, Eduart Grishaj paralajmëroi ndjekësit duke iu drejtuar se rreth ambienteve të Top Channel janë vendosur pajisje të cilat kapin dronat dhe i rrëzojnë.