Aplikacioni TikTok është formati me një shikueshmëri të jashtëzakonshme, ku nëpërmjet videove humoristike e me mesazhe nga më të ndryshmet, ka arritur në mënyrë indirekte të bëj të njohura edhe shumë këngë.
Ndaj, me ndikimin masiv që ky rrjet social ka, shumë artistë e kanë shfrytëzuar për të promovuar muzikën e tyre e duke “përfituar” nga popullariteti i madh që këngët e bëra virale kanë arritur.
Bazuar nga ky fenomen, kompania e TikTok po lançon platformën e saj më të re të marketingut dhe shpërndarjes së muzikës, SoundOn, për të ndihmuar më shumë artistë të dëgjojnë muzikën e tyre.
Platforma e re i lejon artistët të ngarkojnë muzikën e tyre drejtpërdrejt në TikTok dhe në shërbimin e transmetimit muzikor Resso të kompanisë mëmë ByteDance, përveç platformave globale të transmetimit duke përfshirë Apple Music, Spotify, Pandora, Deezer dhe Tencent’s Joox.
Kjo shpërndarje ofrohet pa pagesë dhe të gjitha tarifat e transaksionit janë duke u hequr nga platforma.
TikTok thotë se SoundOn do t’u paguajë 100% të honorarëve krijuesve të muzikës për një kohë të pakufizuar në platformat në pronësi të ByteDance. Kjo përfshin shpërndarjen në TikTok; plus Resso në Brazil, Indonezi dhe Indi; dhe në aplikacionin e redaktimit të videove të ByteDance, CapCut.