Tea Trifoni ka qenë sot e ftuar në “Big Brother Fan Club” ku foli për eksperiencën e saj në “Big Brother VIP” si dhe për të komentuar lojën e banorëve të tjerë.
Mirëpo një moment që morri mjaft vëmendje në rrjet nga intervista e Teas ishte mënyra se si Megi Pojani zgjodhi t’a niste dialogun me ish-banoren e BBV.
Megi zgjodhi ti kujtonte dhe njëherë Teas se ajo vjen nga një eksperiencë mashtrimi, rreferuar “Përputhen”.
Pjesë nga diskutimi
Megi Pojani: Ti vjen pas një eksperience në “Për’puthen”, një mashtrimi po themi, se kështu është konsideruar. Ti e ke pranuar vetë publikisht, e ke thënë edhe në “Big Brother” që ka qenë një situatë e inskenuar aty brenda.
Tea Trifoni: Ka qenë një situatë skenike, por nuk e konsideroj mashtrim, të thuash mashtrim është gjë e rëndë. 70% është realitet, 30% është lojë, ajo isha unë.