Dy ditët e fundit kanë qenë mjaft emocionuese për çiftin Luiz dhe Kiara brenda shtëpisë së BBV.
Kjo pasi ndryshe nga çka jemi mësuar, Kiara i shprehu si kurrë më parë dashurinë Luizit.
“Nuk është normale që sa më shumë kalon koha, aq më shumë ndihem mirë me ty. Se mund të vijë një pikë që mërzitesh, por me ty është e kundërta, aq më shumë më shtohet dashuria“.
Gjithashtu, Kiara tregoi edhe se brenda reality showt ka gjetur dashurinë e jetës.
Deklarata këto që lumturuan pa masë Luizin.
Mirëpo, ndryshe nga tani, Kiara kishte një mendim krejt ndryshe për Luizin kohë më parë.
Pas “skandalit” që doli për Luizin ku u tha se ka gënjyer për sëmundjen, Kiara iu drejtua këngëtarit:
“S’ke lidhje fare me mashkullin që unë dua në krah, në asnjë aspekt. Nuk po ta them se jam me nerva por realisht kështu e mendoj“.
Kot nuk thonë, atë që “urren” më shume me atë do përfundosh. /Lokimagazine.com