I ati i Shakirës, William Mebarak Chadid, është shtruar së fundmi në një spital në Barcelonë dhr Shakira ka reaguar për lajmin e babait të saj.
Familja ka kërkuar respektin maksimal në këtë kohë të vështirë dhe artistja kolumbiane ka lëshuar një deklaratë.
“Ekipi i komunikimit të Shakira -s konfirmon se babai i këngëtares, William , është shtruar në spital në klinikën Teknon-Quiron në Barcelonë. Detajet rreth gjendjes së tij shëndetësore janë konfidenciale, ndaj familja kërkon respekt në këtë moment”-thuhet në deklaratë.
Pak ditë më parë ka qenë sërish Shakira ajo që ka postuar një foto të babait me nipërit dhe një mesazh shumë të qartë dhe emocionues.
“Ti na mësove të ngrihemi pas çdo rënieje dhe këtë herë e dimë që do ta bësh sërish. Ne Të duam ty.”, shkroi Shakira.