Egzona, duke qëndruar afër me Monikën në Big Brother, e pyet “pse nuk u martove përsëri”. Këtu nisi një rrëfim i sinqertë i aktores shqiptare në shtëpinë më të famshme. betray
“Nuk u martova, sepse nuk doja te rrisja vajzën time me dikë tjetër. Iu përkushtova shumë punës dhe iu përkushtova shumë vajzës time.Kam kaluar shumë,momenti pas divocrit ka qenë një ferr i vërtetë,as e mendoja kurrë që gjërat do të shkonin ashtu,- ka zbuluar aktorja.
Ajo që ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve ka qenë një koment i dikujt, i cili pretendon se është miku i ish-bashkëshortit të saj. betray
“Ja Monika qe tradhetonte burrin dhe sot ka te njejtat sjellje……ja ju qe e mbeshtesni……komentin me poshte e besoj qe thoshte dikush qe e njihte nga afer
“Po si mund të flasësh kështu për te ndjerin mikun tim Gencin??
Po ti qënke vërtet një femër e ulët, një ndyrësi!! Po ti mendon se ne nuk e dimë se ishe pikërisht ti ajo që fillove nga tradhëtitë e një pas njëshme???
Nuk dua të vazhdoj sepse përsëri dua të respektoj mikun tim të ndjerë por s’ke faj ti, ai miku ynë i ndjerë duhet të na dëgjonte kur ne i thoshim “O Genc po ç’a të lidh ty apo familjen tënde fisnike me Monikën o vlla?”……….”Ehhhhh e dua Lando” thoshte i miri i shoqërisë.
Por edhe nëse të paska tradhëtuar e ne nuk e kemi ditur……….të ka bërë hakën se e ke merituar!!”
Rikujtojmë se kjo nuk është hera e parë që Monika flet për jetën e saj private. Gjatë një bisede me Kledi Hysën, të cilit i tha se pavarësisht se kanë kaluar shumë vite nga divorci, nuk do ta refuzonte një mundësi tjetër për të krijuar një marrëdhënie me dikë. Ajo shtoi se ato që ka kaluar në jetë, e kanë ndihmuar të bëhet shumë më e kujdesshme me zgjedhjet e saj.
“Jam single, e qetë, ideja vetëm për punë. E kam bërë dikur një zgjedhje dhe s’kam për të bërë më zgjedhje. S’më ka ardhur një shans tjetër, se po të më kishte ardhur… Nuk ka ardhur ndonjë rast i mirë që unë ta finalizoj. Se duke pasur një herë një dramë në jetën tënde, je më e përgjegjshme për zgjedhjen e dytë.
Edhe për veten time, sepse mamin do ta qetësoja shumë se babi iku me mendimin ‘ku do të të lë moj vajzë, iku me kokën mbrapa’. Mami vazhdon, se nëna kërkon ta sistemojë vajzën, megjithëse unë jam madhore tani, por ngelet nënë dhe unë ngelem vajza e saj. Por si duket nuk ka ardhur ai momenti. Doja të bëja tre fëmijë, kisha shumë dëshirë që Tean të mos e lija vetëm”, ka rrëfyer ajo.