Nje pjese e mire e spektaklit te mbremjes se djeshme ne “Big Brother VIP” iu kushtua marredhenies mes Beatrikses dhe Donaldit, ku ktij te fundit iu kerkua nje sqarim per gjithe ngjarjet, perfshire edhe mendimet e tij per marredhenien e lene pezull me Boren.
Donaldi u shpreh shume hapur se tashme do te vazhdoje romancen e tij me Beatrix dhe se me Boren e ka mbyllur perfundimisht, duke permendur shpesh faktin se askush nuk i ka ditur problemet e tij me Boren, ndaj dhe gjykimi nga njerezit eshte i lehte te behet.
Pas perfundimit te spektaklit, gjendja e Donaldit nuk ishte aspak e mire. Ai ende ishte i acaruar, ndihej ne faj dhe emocionalisht shume i renduar.
Teksa po bente nje bisede me Antonelen, Donaldi u shpreh se edhe gjate kohes qe ka qene jashte, kur kane qene te ndare, ai nuk ka marre asnje mesazh apo shenje nga Bora.
Por ajo cka ngjalli me shume dyshime ishte kjo fjali e Donaldit drejtuar Antoneles: “E ndoshta ti e di me mire se mua!”, ndersa Antonela e ka konfirmuar duke thene “e di”.
Kjo bisede le te kuptohet se mbase ngjarje te ndodhura ne Perputhen e kane bere Donaldin qe te prishe marriedheniet me Boren, duke permendur ketu edhe Atdheun, i cili tregoi afeksionin me te madh ndaj Bores e gjithashtu ai kishte nje marredhenie te afert me Antonelen.
Kujtojme se kjo e fundit e ngacmonte shpesh Atdheun neper komente, duke e provokuar se i pelqejne brunet dhe bricjapet, ashtu si Bora.
Gjithashtu, para pak minutash u perhap lajmi se gjate kohes se Per’puthen, Atdheu eshte ndaluar nga policia me Boren ne makine, ose te pakten nga fotoja dukej se ishte ajo.