Për artistin kanadez Abel Tesfaye, i njohur si The Weeknd, viti 2023 nuk mund të hapej në mënyrë më të mirë, pasi hiti i tij “Blinding Lights”, është bërë zyrtarisht kënga më e dëgjuar në historinë e platformës muzikore Spotify.
Këtë rekord më parë e mbante këngëtari Ed Sheeran me “Shape of You”.
“Blinding Lights” mori edhe titullin si “hiti më i madh i të gjitha kohërave” nga revista prestigjioze amerikane Billboard, e cila e dha këtë vlerësim duke parë qëndrimin për 90 javë me rradhë që kjo këngë mbajti në renditjen amerikane dhe duke zbritur nga froni “The Twist”.