Luana Vjollca kishte përgatitur një puntatë speciale për mbrëmjen e djeshme të 1 Janarit, me shumë të ftuar dhe shumë pyetje pikante.
Mirëpo stafi ishte kujdesur që këtyre pyetjeve mos t’u shpëtonte as vetë Luana, ndaj asaj iu kërkua të reagonte për herë të parë për komentet negative të moderatorëve të tjerë dhe skepticizmin e tyre në lidhje me “Zemër Luana”.
E pyetur nga motra e saj Marina, Luana u përgjigj se përsa i përket klikimeve, programi i saj ka arritur 2 milionë klikime për një kohë shumë të shkurtër, gjë që e tregon më së miri suksesin që ka patur.
Ndërsa, përsa i përket etiketimit “xhungël” që iu bë programit të saj, Luana u përgjigj se i shkon për shtat pasi ajo është Luani, mbreti i xhunglës.
Kujtojmë se Donald Veshaj ishte ai që bëri një reagim ironizues pak kohë më parë pas thyerjes se rekordeve të shikueshmërisë që arriti programi “Zemër Luana” e mesa duket moderatorja e paska ruajtur këtë puntatë speciale edhe për një përgjigje ndaj gojëve të liga.