Gerard Pique dyshohet se i ka dërguar mesazhe intime modeles braziliane, Suzy Cortez.
Ai thuhet se ka qenë në kontakt të drejtpërdrejt me modelen e Instagramit për një periudhë të konsiderueshme kohore.
“Ishim miq me ish-presidentin e Barcelonës, Sandro Rosell. Kur Pique e mori vesh, më kërkoi numrin dhe më dërgoi një mesazh.
Kur u ktheva në Brazil, më dërgoi një mesazh direkt në Instagram, të cilin e fshiu. Ai më shkruante çdo ditë duke më pyetur se kur do të kthehesha në Evropë dhe gjithmonë më pyeste se sa e madhe ishte prapanica ime”, u shpreh Cortez.
“Ai (Pique) ishte që më dërgoi mesazhin më të drejtpërdrejt. Të vetmit lojtarë të Barcelonës që nuk më dërguan kurrë asgjë ishin Messi dhe Coutinho. Ata janë burra të mrekullueshëm dhe i respektojnë shumë gratë e tyre”, deklaroi ajo.
Kujtojme se diten e djeshme, Gerard dhe Shakira konfirmuan publikisht ndarjen e tyre duke kerkuar nga mediat per privatesi.