Pas gjithe bujes qe u krijua ne rrjet per shkak te lidhjes se Ledianit dhe Elhaides, kjo e fundit beri nje reagim publik ku hodhi poshte gjithe akuzat se ishte futur ne mes te çiftit.
Kengetarja tha se nuk ka thyer asnje kod moral dhe se gjithcka eshte sqaruar me Ledianin para se te lidhja e tyre te niste.
“Me besoni qe nuk kam thyer asnje kod, qofte dhe moral, por nuk jam une personi qe duhet t’i sqaroje mire per publikun.
E ndjej qe mund te kem zhgenjyer disa prej jush (edhe pse pa ditur historine e vertete) dhe per kete jam merzitur sepse e di qe dashuria dhe marredheniet shpesh mund te jene komplekse“- shkroi kengetarja nder te tjera.
Mirepo, duket se Ditjona nuk bie dakort me keto fjale te Elhaides.
Diten e sotme ajo ka postuar nje foto te InstaStory, tek ka shkruar: “Te vertetat ndryshojne me kohen“, duke na lene te kuptojme se ka pergenjeshtruar fjalet e Elhaides pasi e verteta eshte ndryshe.