Samanta Karavella është një prej këngëtareve më të dashura të publikut shqiptar.
Ajo sigurohet që shpesh të jetë fare pranë dëgjuesve dhe fansave të saj me projekte të reja, të cilat priten mjaft mirë.
Megjithatë, bukuroshja ka vendosur prej kohësh që të mbajë shumë hermetike dhe larg syve të publikut jetën e saj personale.
Kjo të paktën deri më tani. Së fundmi është mësuar se Samanta Karavella i ka dhënë fund beqarisë dhe është fejuar.
Partneri i saj i propozoi këngëtares më 29 Dhjetor të vitit 2021 dhe artistja tha ‘po’.
Djaloshi fatlum quhet Chris Miele dhe ai e ka bërë lajmin e gëzuar të ditur për miqtë e tij duke postuar disa foto në llogarinë e tij në Instagram.
“Dita më e mirë e jetës sime! Ajo tha ‘Po’”, shkruan partneri i saj pasi ka publikuar dy foto në rrjetin social Instagram