Lidhjes suaj i duhet kohë para se të kalojë testimin e “shpirtit binjak”, por kjo s'do të thotë të mos tregoheni vigjilentë tek shenjat që ju jepen rrugës.
Për ta kuptuar që jeni në drejtimin e duhur dhe se personi krah jush është i duhuri, analizoni gjithë sinjalet më poshtë.
Nëse shumica prej tyre ju duhet familjare, urime!
1.
Ju kënaqeni me njëri-tjetrin edhe kur s'bëni asnjë lloj plani. Edhe nëse ngecni në trafik për orë të tëra, s'është problem. Mjafton që jeni bashkë.
2.
Jeni të vërtetë përballë tij/saj.
3.
Bisedat ju vijnë në mënyrë shumë natyrale. S'keni pse sforcoheni pasi keni gjetur ekulibrat që duhen.
4.
Investoni në mënyrë të barabartë në këtë lidhje. Nuk ndjeni se po bëni më shumë apo më pak krahasuar me partnerin.
5.
Ndiheni rehat edhe kur i tregoni disa sekrete familjare…
6.
E ndjeni që ata duan t'ju dëgjojnë dhe interesohen për çfarë thoni.
7.
Ndani të njëjtat vlera dhe doni të njëjtat gjëra kryesore nga jeta.
8.
Në të njëjtën kohë, respektoni edhe ndryshimet e njëri-tjetrit.
9.
Familja dhe miqtë e tu e duan shumë.
10.
I pranoni gabimet që bëni pa u frustruar dhe pa u përpjekur të jusftifikoheni.
11.
Gjërat mes jush po ecin ngadalë dhe në mënyrë shumë natyrale. Qëndroni lart ekstremeve.
12.
Fjalët e tij/saj përkojnë me veprimet.
13.
Ndihesh sikur i njeh prej një jete!
14.
E ndjen që kjo marrëdhënie është komplet ndryshe nga ato të mëparshmet.
15.
Lumturia e tyre është e rëndësishme për ju.
Burimi: Bustle