Will Smith ka arritur që pas 30 viteve karrierë të rrëmbejë “Oscar” për aktorin më të mirë. oscars
Para se të rrëmbente çmimin ai shkaktoi një skandal duke gjuajtur me shuplakë komedianin Chris Rock, i cili bëri shaka për prerjen e flokëve të gruas së Smithit, Jada Pinkett Smith. oscars
Pasi Smith doli në skenë dhe u duk se goditi Rock-un me dorën e hapur të djathtë, Rock u lëkund dhe bërtiti “Wow, Will Smith sapo më goditi”
Smith, dukshëm i revoltuar, u kthye në vendin e tij në audiencë dhe bërtiti: “Mbaje emrin e gruas sime larg nga goja jote”. oscars
Pasi u godit me shuplakë, Rock u shfaq i tronditur teksa përpiqej të rifillonte prezantimin e kategorisë së filmit “Dokumentari më i mirë”.