Pas ndarjes se bujshme te Ilirit dhe Gilbertes, vetem kjo e fundit ishte ajo qe sqaroi arsyen e ndarjes dhe se cfare kishte ndodhur mes tyre, ndersa nga ana e Ilirit reagimet kane qene te pakta dhe indirekte.
Gilberta ka treguar se nje jave pas daljes nga programi, Iliri filloi te distancohej, duke i shkruar vetem nje mesazh ne dite.
Pasi Gilberta i kerkoi Ilirit te behej me prezent ne jeten e saj, ai nuk i shkroi me duke e mbyllur aty historine e tyre.
Diten e sotme, Gilberta ishte e ftuar ne emisionin “Goca&Gra” ne ‘Top Channel’ ku si asnjehere me pare, u ballafaqua me ish partnerin e saj, Ilir Lara.
Diskutimi i tyre ne studio nisi me nje insert te shkurter nga aventura e tyre ne “Perputhen”, ku tregoheshin momentet me te bukura qe kane kaluar bashke.
Menjehere pas insertit, nuk u desh shume qe debatet dhe tensionet te fillonin ne studio.
Gilberta: Unë e kam thënë gjithmonë që jashtë do shihet se si do funksionojë. Pasi dolëm nga programi u rrallua komunikimi dhe takimet.
Iliri: Mbas emisionit kisha nevojë për kohë, për gjërat e mia personale, se sa dhe si e dija vetë unë. Mbasi të organizohesha, do mblidheshim bashkë e do iknim diku.
Gilberta: Kur njeriu është në çift ‘gjërat e mia personale’ bëhen gjërat tona.Unë nuk i di fare gjërat e Ilirit, se çfarë problemesh kishte. Jam shumë e arsyeshme dhe tolerante si person, por nëse nuk mi thua, atëherë me kë e kam unë lidhjen? Mos komunikimi pastaj, thjesht një natën e mirë, unë e shihja në Instagram që komunikonte me publikun, si me mua e kishte të vështirë të komunikonte? Unë i shkruajta mesazh “Nuk je prezent” më pas pas dy javësh heshtje nga ana e tij, kisha dhe presionin e publikut pse nuk jeni bashkë, pse nu keni foto unë e tregova të vërtetën.
Iliri: Ndërkohë që unë isha duke u marrë me gjërat e mia, Gilberta po bluante. Më shkruante mesazhe “Jam e lënduar”, a thua se kishim 5-10 vite bashkë.
Gilberta: Na filluan problemet që kur Iliri nuk pranonte të prononcoheshin familjarët e tij.
Në momentin që deklarohesh dhe bën premtime, nuk ke pse e ke atë problem.