Telashe në shtëpinë e Selena Gomes-it, fansi tenton t’i futet në shtëpi!

Këngëtarja Selena Gomez është përballur me një situatë të pakëndshme.

Në orët e para të mëngjesit të së dielës dikush ka tentuar të futet në shtëpinë e saj.

Policia e ka arrestuar djalin teksa ai është përpjekur të largohej nga shtëpia e saj në Los Angeles, por grupi i sigurisë në shtëpinë e artistes e kishin kapur në flagrancë.

Pasi është kapur, djali ka thënë se thjesht donte të takonte Selenën.

Kjo është ngjarja e dytë që këngëtares i ndodh në pak javë. Një burrë jashtë shtëpisë së saj, shkroi emrin e artistes në një dyshek dhe e dogji atë. Më vonë, personi u arrestua.