Rihanna dhe A$AP Rocky janë aktualisht trendi numër një në Twitter dhe Google për shkak të thashethemeve se ata janë ndarë.
Disa akuza po përhapen në internet se Rocky e tradhtoi Rihannën me dikë që punon pranë saj, megjithëse asnjë nga raportet nuk është verifikuar deri më tani.
Mediat sociale nuk kanë të ndalur me akuzat dhe spekulimet se Rihanna “e kapi Rocky-n duke e tradhtuar me stilisten e këpucëve, Amina Muaddi”, sipas XXL.
Thashethemet duket se janë përhapur nga influencuesi i modës @LOUIS_via_ROMA (Louis Pisano).
“Rihanna dhe Rocky ASAP janë ndarë. Rihanna u nda me të pasi e kapi duke e tradhtuar me stilisten e këpucëve Amina Muaddi.
“Amina ka dizajnuar këpucët e Fenty dhe Rihanna shpesh shihet me këpucë të personalizuara nga marka e saj”, -shkroi ai në Twitter. “ASAP & Amina nuk janë diçka e re sepse kanë dalë vite më parë dhe gjithashtu bashkëpunuan për një koleksion këpucësh.”
Pisano ndau gjithashtu një screenshot të fshirë nga një postim i Deux Moi në Instagram, që raportohet se paraqiste foto të dërguara nga fansat e Rihanna-s dhe ASAP duke ngrënë në një restorant me emër në mars.
Sipas burimeve anonime që kontaktuan Deux Moi, çifti dyshohet se janë parë duke qarë përpara se të dilnin nga dera e pasme e restorantit të famshëm.
Njerëz të tjerë vunë në dukje se Rihanna aktualisht nuk e ndjek më stilisten në Instagram, apo ndoshta nuk e ka ndjekur asnjëherë. Megjithatë, Rihanna nuk ndjek shumë njerëz, kështu që është e paqartë.
Tri ditë më parë, Rihanna u pa e veshur me këpucë të dizajnuara nga Amina, e cila e ripostoi foton vetëm disa orë para se të dilnin thashethemet.
Është e rëndësishme të theksohet se asnjë nga këto akuza nuk është verifikuar nga Rihanna ose ekipi i saj, kështu që të gjitha këto mbeten vetëm spekulime në këtë pikë.
Burimi Just Jared dhe Pop Crush