Në verë të këtij viti, në mediat sociale qarkulloi lajmi se Era, vajza e Mirës dhe Shpëtim Saraçit ishte në një lidhje me komedianin amerikan O’Neal McKnight.
Mirëpo shumë shpejt erdhi dhe reagimi nga vetë ajo duke i mohuar lajmet dhe duke zbuluar se i dashuri i saj është shqiptar.
“Më vjen të qesh me çfarë po dëgjoj dhe lexoj. S’do harxhoja kurrë kohën time të vyer për të sqaruar këtë lajm qesharak dhe aspak të vërtet, por ja që jam e detyruar. Po ju siguroj që ta bëni gjumin rehat: i dashuri im është shqiptar, TUNG!”, shkroi ajo asokohe.
Tanimë po qarkullon një foto e çiftit, teksa ata shihen duke darkuar në New York, por Era është kujdesur që porterti i tij të mos zbulohet duke ia mbuluar me një emoji zemre.