Tea Trifoni ka qenë e ftuar në emisionin “Pardon My French” ku rrëfeu gjithcka rreth rrugëtimit të saj në shtëpinë e “BBV”.
E pyetur nëse kishte ndjerë dicka për Luizin atje brenda, dha këtë përgjigje:
“Në cfarë momenti ju është dukur juve? Unë me Luizin kuptohesha shumë mirë, arrita të gjej gjuhën e përbashkët me ate person, unë e kuptoja dhe arrija që ti shprehesha atij në atë mënyrë që ai e kuptonte, bënim shaka, është shumë tip humoristik dhe është shumë kollaj që të kalosh kohë me të ama po të ishte pëlqim nuk do të ishim aq rehat me njëri-tjetrin sa kemi qenë ato ditët e para. Në dashuri i dua pak më seriozë, si vetja.”
Gjatë një prove që ata kishin brenda shtëpisë së “BBV”, Luizi dhe Tea, kujton TAR, kënduan së bashku dhe nga mënyra sesi Tea e shikonte të gjithë menduan se mes tyre ose më shumë nga ana e Teas mund të kishte një pëlqim, por vetë ish-konkurrentja e “Për’Puthen” tha se:
“Ne të dy i thamë njëri-tjetrit, në momentin kur bëmë performancën: “Tani do performojmë!”. Ai këndoi me zërin e tij të bukur dhe unë u mundova të bëja cfarë mundesha me sytë e mi të bukur”.