Dy vajzat Tea dhe Dea po diskutonin me njëra tjetrën ditën e sotme përsa i përket debatit të ndodhur mes Oltës dhe Zhaklinës.
Të dyja vajzat mbështetën Oltën gjatë debatit të dyshes, mirëpo pas transmetimit të klipit gjatë spektaklit të shkuar, ato vunë re se Zhaklina nuk e kishte shtyrë Oltën, ashtu siç kjo e fundit kishte thënë.
Tea madje u përlot pasi u ndje fajtore për padrejtësinë që i ishte bërë Zhaklinës.
“Nuk e besova Zhaklinën. U rëndova shumë mbrëmë! Se Olta tha që ajo më shtyu, por nuk ishte ashtu nga ajo që pamë. Olta bëri fushatë kundër saj! Nuk e di më kapi ankthi!”, tha Tea.