Nisur nga romani “1984” i George Orwell, “Big Brother”, që pas transmetimit për herë të parë në vitin 1999 në Danimarkë, është kthyer në një nga reality show-t më të njohur në botë.
Qoftë programi origjinal i krijuar nga John de Mol Jr., versionet e transmetuar në SHBA, Itali, Indi, Shqipëri e shumë vende të tjera, formati ka mbetur i njëjtë: Një grup njerëzit që jetojnë për 3 muaj (ose më shumë) të mbyllur brenda një shtëpie të vëzhguar nga qindra kamera dhe garojnë për një çmim në para.
Një garë si “Big Brother”, një eksperiment social, një reality show patjetër që ka rregulla strikte.
Mirëpo, sa janë zbatuar këto rregulla? Jo shumë.
Në mesin e disa rregullave që nuk duhen thyer, bie në sy ajo ku thuhet se çdo konkurrent pas eleminimit nga gara e reality show-t, duhet të japë me patjetër të paktën një intervistë.
Ky rregull është thyer nga Kejvina Kthella, pasi pas eleminimit nga “Big Brother VIP”, nuk u shfaq në studio dhe ka refuzuar të marr pjesë në “Big Brother VIP Fun Club” si gjithë të eleminuarit e tjerë.
Lexo edhe: 10+ rregullat që janë thyer në ‘Big Brother VIP Albania’
Epo të thyesh një rregull të emisionit megjithëse je eleminuar, vetëm Kejvina mund ta bëjë! /Lokimagazine.com