Eskorta e rep-artisti Azet është sulmuar në kryeqytetin e Austrisë, Vjenë. Madje, në pamjet e publikuara janë dëgjuar edhe të shtëna me armë.
Një qytetar për mediat në Kosovë ka treguar se ngjarja ka ndodhur në mbrëmjen e organizuar të shtunën në një klub nate.
Sipas tij, shkak i këtij sulmi ka qenë pagesa pasi që eskorta e artistit Azet kanë pritur që të ketë më shumë njerëz në mbrëmjen e organizuar dhe si pasojë e mos ardhjes së njerëzve ai thotë se sigurimi i tij është kapur me sigurimin e klubit.
Ndërkohë, aktualisht me rastin është duke u marr policia e Vjenës.
/abcnews.al