Një koment i bërë nga Kejvina së fundmi gjatë përplasjes me Luizin ka nxitur reagime te ashpra në rrjet.
“Mos harro që unë e kam në jetë babain akoma”, tha ajo duke sulmuar këngëtarin.
Në lidhje me këtë deklaratë tronditëse, së fundmi ka reaguar dhe moderatorja e njohur e Top Channel, Fatma Haxhialiu. Ajo ka shkruar se sado e prekur dhe e fyer të jetë ndjerë modelja, komenti i saj i ka kaluar kufijtë.
“E kuptoj që ndihet e fyer dhe e prekur Kejvina, po ky lloj fjalori, kjo mënyrë reagimi, realisht kaloi kufijtë. Ça ishte ajo e kam babën gjallë? Totalisht jo njerëzore”, ka shkruar Fatma.
Sakaq ajo i ka bërë thirrje dhe publikut që fjalori që po përdoret në rrjet ndaj Kejvinës nuk është normal.
“Mund të shprehet indinjata dhe pa fyerje e ofendime o milet”, ka shtuar moderatorja.
Kujtojmë se pas deklaratës së Kejvinës, një reagim erdhi dhe nga publiku. Në rrjetin e saj social Instagram, Kejvina humbi një numër prej më shumë se 20 mijë ndjekësish.
Para pak ditësh modelja posedonte plot 819 mijë ndjekës, ndërsa sot ajo ka 798 mijë.