“Te marten jam pjese e ‘Big Brother Vip'”, Pas deklarates se Ermal Mamaqit, reagon Arbana Osmani

Që nga momenti që u mësua se “Big Brother Vip” do rikthehet në ekran dhe deri tani, kur kanë mbetur dhe 4 javë nga mbyllja e tij, emra të shumë personazheve publike kanë qarkulluar në media se do të jenë konkurentë të këtij edicioni.

Së fundmi, aktori e moderatori i njohur, Ermal Mamaqi është shprehur se do t’i bashkohet shtëpisë. Ai ka ndarë një foto me Arbana Osmanin dhe ka kërkuar mbështetje nga ndjekësit e tij.

Fotoja është shkrepur në festën e organizuar nga Bora Zemani për 30-vjetorin e lindjes, ku ishin të ftuar shumë personazhe të njohur.

“Miq të martën filloj dhe unë rrugëtimin e bukur në shtëpinë më të ndjekur. Uroj të më mbështesni në këtë aventurë. Thank you”, ka shkruar Ermali në postimin e tij.

https://www.instagram.com/p/CYwAYK1DWwE/?utm_source=ig_embed&ig_rid=02e95660-de13-4a0a-b298-36e44fded69c

Megjithatë, duket se kjo është një tjetër shaka e Ermalit. Dhe këtë e ka zbuluar vetë Arbana, duke e nxjerrë “zbuluar”. Ajo ka ripostuar në Story postimin e Ermalit, dhe krahas shkruan: “Vitin tjetër”.

Epo, ishte thjesht një shaka e tij. Sakaq, duket se produksioni e ka të qartë se do të ketë një “Big Brother VIP 2”.