Këngëtaei i njohur, Luiz Ejlli, që nga startimi i BBV shpesh shprehej se gjënë primare kishte fitimin e çmimit të madh.
Mirëpo shumë gjëra ndryshuan pasi Luizi pa Kiara Titon brenda shtëpisë. Pak e dëgjojmë tashmë këngëtarin të shpreh dëshirën për të fituar lojën dhe shumë për të “fituar” Kiarën.
Jo vetëm kaq por Luizi ka treguar se nëse do ti duhej të zgjidhte mes lojës dhe Kiarës, do të zgjidhte moderatoren.
Kështu, pak më parë në një diskutim me Kiarën, Luizi i është shprehur Kiarës që në këtë pikë të lojës të vazhdojë të jetë e ftohtë.
“E vetmja pikë e dobët e imja në këtë shtëpi je ti. Nuk kam asnjë. Je thembra e Akilit, ose merre si të duash. E vetmja gjë që më bën të dal në ekstrem është nëse shikoj që je prekur, je cënuar ti. Ta kërkoj me shpirt të jesh e ftohtë, t’i injorosh dhe mos t’u kthesh përgjigje fare”, përfundoi Luizi