Moderatorja e njohur Rudina Magjistari eshte bere shpesh virale neper rrjet per shkak te gafave dhe batutave qe ajo ben me te ftuarit ne programin e saj.
Mbremjen e djeshme moderatorja ka qene e ftuar ne emisionin e femijeve “Ne Kurthin e Piter Pan”, ku ra ne “kurth” te pyetjeve te drejtperdrejta nga femijet.
“Unë Rudinën e kam parë në TikTok dhe kam parë që njerëzit qeshin me të, por përse qeshin sepse unë nuk e kam kuptuar?”, ishte pyetja që shtroi një nga fëmijët.
Ndersa moderatorja iu pergjigj:
“Qeshin sepse unë ndoshta kam dëshirë t’i bëj për të qeshur. Më pëlqen të them batuta, më pëlqen të bëj nganjëherë sikur nuk i kuptoj gjërat, më pëlqen t’i ngacmoj të ftuarit. Nganjëherë mund edhe të ngatërrohem, si çdo njeri në këtë botë. 12 vite përpara ekranit, çdo njeri edhe mund të ngatërrohet. Nuk e di nëse e kishe fjalën për këtë apo jo? Ti përshembull për vete , të ndodh ndonjëherë të ngatërrohesh?”