Mes tre vajzave ish konkurrente te “Per’puthen”, Shqipe, Mikela dhe Efi, duket se gjerat vazhdojne te jene te acaruara.
Gjithcka nisi gjate puntates se shkuar ne “Trotuar” te “E Diell”, ku Shqipja u shpreh per Efin se eshte nje femer pa personalitet.
Edhe pse Efi u perpoq t’a mbante qetesine e saj, ofendimi i Shqipes beri qe dy vajzat, se bashku me Mikelen, te drejtoheshin gjate gjithe kohes njera tjetres me kunja dhe ironi.
Mirepo, Mikela dhe Efi ishin serish te ftuara ne panelin e “Trotuar” edhe kete te diele e mesa duket situata me Shqipen u perkeqesua akoma me keq.
Shqipja u shpreh se ka te drejte t’a ofendoje pasi Efi ka pranuar ofendime me te renda nga Samiu dhe Arjani, ndersa Efi i kundervihej duke i thene se Shqipja nuk ka asnje te drejte te nderhyje ne gjerat qe ka bere ajo.
Sherri vazhdonte agravonte ne tone dhe ofendime me te larta duke bere edhe Mikelen te perfshihej e te ofendonte Shqipen.