Që nga momenti i parë kur është njoftuar pjesëmarrja e Sara Hoxhës në “Dancing With the Stars”, i gjithë publiku, ose të paktën të gjithë fansat e saj dhe të Ledrit Vulës, kanë pritur momentin kur dyshja do të kërcejë bashkë në skenën e programit të kërcimit.
Kjo gjë deri më tani nuk ka ndodhur, edhe pse të paktën kemi parë bloggeren e njohur të performojë me një këngë të partnerit të saj, ndërsa një kërcim me të duket se ende nuk do ta shohim së shpejti.
E ndërsa ne presim të shohim Ledrin të shfaqet me një “tango” apo “cha cha cha”, duket se para tij një tjetër “Vula” do ta shoqërojë Sarën në skenë.
Kështu, nisur nga një postim i Hoxhës në InstaStory disa minuta më parë, duket se puntatën e radhës të “DWTS” ajo do të kërcejë me Agron Vulën, vjehrrin e saj, ndërsa në foton e publikuar shfaqen të dy të qeshur, me Sarën që e pyet regjizorin e njohur: “Po ti cfarë do këtu?”
Rëndësi ka që “Vulat” nuk do t’i mungojnë skenës..