Të gjithë menduan se ishte nëna e tij, kush ishte gruaja që e përqafoi Lionel Messi pasi fitoi Botërorin

Krahas festimeve me gruan dhe fëmijët, ka ndodhur një moment emocionues kur një grua ka përqafuar Messin në mes të fushës.

Videoja në fjalë u bë shpejt u bë virale në media dhe rrjetet sociale.

Në fillim disa media që raportuan për të e ngatërruan gruan me nënën e Messit, Celia Maria Cuccittini, dhe të tjerët me Adrianan, nënën e Kun Agueros, në fakt nuk ishte asnjëra prej tyre.

Por në fakt, ishte dikush që ka një rol të rëndësishëm në Përfaqësuesen e Argjentinës, pikërisht Antonia Farias.

Antonia Farias, 42 vjeçe, ka punuar me Messin për një dekadë dhe është një anëtare kryesore e ekipit të Argjentinës, pasi ajo është një nga kuzhinieret që i shoqëron lojtarët në çdo udhëtim.