Mbrëmja e sotme e “Dancing With the Stars” ka nisur me një debat të fortë mes konkurentëve të programit, ose më saktësisht shumicës prej tyre, me jurinë, me gjithcka që nisi nga një reagim që është bërë viral në rrjetet sociale i Kledi Kadiut ndaj faktit që Megi Pojani puntatën e kaluar shkoi me votat e publikut në gjysëmfinalen e formatit, ku dukej si i zhgënjyer.
Në fakt Kadiu tha se reagimi i tij nuk ishte ndaj Megit në vecanti, por ndaj publikut që bëri këtë zgjedhje, ndërsa ai do të preferonte disa emra të tjerë dhe pikërisht kjo nisi një diskutim me tone të ashpra mes konkurentëve dhe pjestarëve të jurisë, ku në qendër ishte Elhaida Dani dhe trajtimi që asaj i është bërë nga juria dhe pikët që i janë dhënë.
Blogerja Sara Hoxha u shpreh se në fakt ishte vënë re një trajtim ndryshe i saj me Elhaidën dhe disa konkurentë të tjerë, teksa asaj i kapeshin gabime që tek artistja nuk viheshin re.
Po ashtu edhe Ardit Cuni e kishte këtë pretendim, sidomos ndaj Kadiut, duke e pyetur drejtëpërdrejtë nëse Dani ishte e preferuara e tij, gjë që sigurisht mori përgjigje negative.
Ndërkohë vetë Elhaida tha se ajo është ndjerë shumë e shkëputur nga pjesa tjetër e konkurentëve, pasi nuk ka asnjë lidhje me ta dhe ka ndjerë “fjalët” që thuhen për të në prapaskenë, korridore dhe madje e në skenë, duke u shprehur se në fakt ajo vetë edhe kur juria është treguar “e mirë” me të, e ka pranuar edhe vetë.
Në fakt shumica e koniurentëve dukeshin se e ndanin mendimin se ka pasur një trajtim ndryshe të Elhaidës nga juria, me këta të fundit që ishin kundra këtyre pretendimeve.
Kështu, Dalina Buzi tregoi pikët e saj, ku u pa se në fakt kishte vlerësuar njësoj Arditin dhe Elhaidën gjatë gjithë programit deri më tani, Mand Peza po ashtu u përpoq të hidhte poshtë pretendimet e personazheve, sidomos të Isli Islamit, me të cilin pati edhe një ngritje toni, ndërsa moderatori u shpreh se nuk i ka pasur asnjëherë problem pikët, vetëm fjalët jo motivuese të jurisë.
Ndërkohë Valbona Selimllari, e cila pati një “shpërthim” të sajin gjatë këtij debati, tha se Elhaida në fakt është parë “me lupë” nga juria për gabimet e saj, duke qenë se është personazhi me më shumë eksperiencë dhe që ka më shumë aftësi, ndërsa shprehu zhgënjimin për konkurentët e tjerë për fjalët e qëndrimin e tyre.
Në këtë debat pati edhe një qëndrim të moderatores Bora Zemani, e cila u duk se gjatë diskutimi “mbajti anën” e konkurentëve, duke pyetur vazhdimisht jurinë për qëndrimin dhe pikët e tyre, ndërsa e gjitha në fund mbaroi me një përqafim të Pezës dhe Selimllarit, me të parin që u përpoq të qetësonte ish-Missin nga përmasat që mori fjalimi i saj kundër personazheve.