Ilir Shaqiri mbrëmë mori një befasi nga produksioni duke i ofruar një kontratë si imazh i kompanisë televizive, Digitalb.
Megjithatë nga shikuesit u vu re se reagimi i Ilirit tregoi se nuk është se u gëzua aq shumë.
Me sa duket balerini nuk i ka në qejf reklamat prandaj nuk shfaqi ndonjë gëzim, gjë që e ka shprehur më parë.
Kjo për arsye se në një bisedë me Donaldin, ai kishte treguar se ka pasur oferta të shumta sa ka qëndruar në Itali dhe gjithashtu shton se i urren reklamat.
