Të gjithë ukrainasit kudo në botë po rikthehen në vendin e tyre për të luftuar.
Kështu ka ndodhur edhe me kampionin botëror të peshave të rënda në boks, Oleksandr Usyk.
Ai është kthyer në Ukrainë për të luftuar për mbrojtjen e atdheut të tij.
Duke qenë se edhe lufta vazhdon akoma që prej 24 shkurtit kampioni i dërgoi Presidentit të Rusisë, Putin një mesazh shumë të fortë duke thënë:
“Mirëmëngjes! Unë jam Oleksandr Usyk. Dua t’i bëj thirrje popullit të Rusisë, nëse na konsideroni vëllezër, mos lejoni që ushtria juaj, fëmijët tuaj të vijnë në vendin tonë.
Ndaloni së sulmuari! I bëj thirrje edhe presidentit Putin. Ndalojeni këtë luftë! Mos na jepni ultimatume dhe mos deklaroni kushtet tuaja, thjesht uluni në tryezën e bisedimeve.
Duhet të flasim dhe të ndalojmë gjithçka. Fëmijët tanë, nënat tona, gjyshet tona dhe njerëzit e thjeshtë janë fshehur në bodrume. Jemi në tokën tonë, veprojmë si duhet. Ne po mbrohemi. Ndalojeni këtë luftë!
Ndërkohë që edhe kryetari i Bashkisë së Kievit, bokisieri i njohur Vitali Klitschko, ditën e djeshme ka thënë se trupat ruse janë shumë pranë kryeqytetit, duke shtuar se qyteti është në një situatë shumë të vështirë.
Situata tani është kërcënuese për Kievin, pa ekzagjerim. Nata dhe mëngjesi do të jenë të vështira. Trupat ruse janë shumë afër kryeqytetit. Grupet e sabotazhit po neutralizojnë ushtrinë dhe agjencitë ligjzbatuese në qytet. Urat janë nën mbrojtje dhe kontroll të veçantë. Në to po patrullojnë pajisje ushtarake dhe ushtarë të Forcave të Armatosura.
Klitschko shtoi se spitalet e Kievit janë në funksion të plotë, për t’u përballur me çdo rast.
Ne po e bëjmë këtë për të mbrojtur Kievin. Falënderoj njerëzit e qytetit për gatishmërinë e tyre për të mbrojtur kryeqytetin dhe vendin, së bashku me njësitë e tjera të Forcave të Armatosura dhe agjencitë e zbatimit të ligjit