Në botën e showbiz dhe televizionit, shpesh njerëzit krijojnë rivalitete dhe sherre imagjinare, ashtu siç kanë bërë me Jonida Vokshin dhe Arbana Osmanin.
Këtë vit Jonida ka moderuar “Big Brother VIP Kosova” që ka nisur transmetimin për herë të parë. Mirëpo, disa njerëzve kjo mund tu duket si konkurrencë dhe imagjinojnë për inate mes saj dhe Arbanës.
Dikush e ka pyetur Jonidën në një intervistë virtuale në Instagram nëse flet me Arbanën.
“Sigurisht që flas dhe e vlerësoj shumë! Ajo është super yll”- shkruan Jonida duke shuar çdo paqartësi.
Në fakt, jo më larg se në nisje në BBVK, Arbana e mbështeti publikisht Jonidën duke i shkruar në një postim në Instagram: “Suksese, zemër” teksa i dërgonte edhe një përqafim.
Burimi: /Revista Class